Perpos portierit Lensi Çaku dhe mesfushorit- sulmues me shume pervoje Senad Lekaj, ne ndeshjen e djeshme ndaj Veleçikut te vlefshme per turin paraeliminator te Kupes se Shqiperise, me ekipin e Murlanit eshte aktivizuar edhe nje futbollist tjeter.

Behet fjale per sulmuesin 19 vjeçar Mikel Keshtajaku. Ne gjysmen e dyte te kampionatit te kaluar ai ka luajtur me Aden ku ka bere nje performance te mire, madje ne ndeshjen mes ketyre dy ekipeve, ai i pat shenuar skuadres se tij aktuale pikerisht ne minuten e 95-te duke i dhene fitoren 2-1.

Tashme gjerat kane ndryshuar dhe Keshtajaku eshte vene ne dispozicion te trajnerit Pepaj tek Murlani ku shpreson te rritet nga ana profesionale. Per te e rendesishme njehere do te jete te kape formacionin dhe me pas te mundohet te shenoje sa me shume gola.

Keshtajaku bashke me kapitenin Kaçubela do te kene per detyre ta udheheqin skuadren e Murlanit drejt arritjes se objektivave. I vetmi problem per te eshte qe stervitja ka filluar me shume vonese, vetem para 4-5 ditesh dhe ekipit do t’i duhet kohe te kape formen e tij me te mire.

Megjithate te gjithe po bejne perpjekjet maksimale qe gjerat te vihen ne vije dhe skuadra te arrije objektivat qe i ka vene vetes per te qene ne mes me te mirave te kampionatit, ne garen qe do te nise me 1 tetor./SHKODRA-SPORT.COM/