Humbja e fundit ndaj Egnatias i ka krijuar shume merzi per nga menyra si erdhi dhe loja shume e dobet qe skuadra shfaqi ne fushen e lojes, por vazhdon te kete shume besim tek lojtaret dhe tek trajneri Josa. Presidenti Alban Xhaferi e ka thene kete gje ne nje prononcim te dhene se fundi per mediat kur eshte shprehur:

“Per humbjen e fundit me Egnatian, nuk ka asnjë justifikim. Pasi u kaluan me sukses dy skuadra si Kukësi dhe Tirana, duhet të vazhdohej me fitore në Rrogozhinë. Shumë gjëra çaluan dhe ndoshta mund të them se mungesat apo ndryshimet e detyruara në formacion ndikuan. Goli i shpejtë e goditi skuadrën dhe nuk reaguam. Ne e kemi bërë një analizë, por nuk është justifikuese gjithsesi.

Në asnjë aspekt nuk mund të gjejmë alibi për humbjen në Rrogozhinë. Në atë ndeshje ne nuk prodhuam fare lojë. Motivimi ka qenë më i madh nga lojtarët në përballjet me skuadrat më të forta në letër, por ky është gabim, sepse duhet të luajnë njësoj ndaj kujtdo kundërshtari. Për mua Egnatia ka bërë një skuadër shumë të mirë dhe e pësuam keq ndaj tyre. E përsëris, humbja e fundit është e papërtypshme dhe nuk ka asnjë justifikim. Natyrisht, ky është futbolli dhe këto ndodhin në çdo kampionat, por duhet të shohim përpara.

Këto janë disa oshilacione që ndodhin zakonisht në periudha të ndryshime te çdo skuadër. Nuk dua të bëj krahasime me sezonin e kaluar, pasi ka qenë ekip dhe trajner tjetër. Fakt është që ne me Egnatian nuk kemi fituar asnjëherë në këto dy vite në Rrogozhinë. Janë disa faktorë që në futboll ndoshta edhe nuk mund të shpjegohen, pasi ka një milionë detaje që përbëjnë një ndeshje. Shpresoj që ta lëmë pas si një ditë të keqe dhe të bëjmë kthesën me Kastriotin.

Absolutisht që unë besoj shumë te kjo skuadër dhe trajneri Josa, bashkë me stafin e tij. Kjo është e padiskutueshme. Pjesa teknike i përket trajnerit, por unë si president di të them se jam munduar të bëj më të mirën në ndërtimin e një skuadre pretendente. Sigurisht do të donim të kishim gjëra edhe më të mira, por në këtë moment duhet të flasim për skuadrën që kemi”- eshte shprehur presidenti Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/