Zbardhet kalendari i datave dhe orareve të ndeshjeve të javës së 13-të të Superligës shqiptare. Ajo që u intereson tifozëve shkodranë është padyshim takimi Vllaznia- Laçi i cili do të luhet ditën e dielë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi””. Në fakt ishte menduar që të luhej në orën 14.00 por sipas njoftimit të fundit të vetë FHF-së ky takim është ofruar me 60 minuta. Pesë ndeshjet e javës së 13-të të Superiores do të zhvillohen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo mes Skënderbeu dhe Kukësit, do të luhet ditën e shtunë, në orën 17:00, në stadiumin e Korçës. Të dielën luhen ndeshjet Lushnja-Partizani dhe Vllaznia-Laçi. Në këtë të fundit, kuqeblutë do të hyjnë në fushë me objektivin e vetëm për ta fituar atë, fitore e cila do të ishte e treta rradhazi dhe do të rregullonin jo pak renditjen e tyre në klasifikim.
Java e 13-të
02.12.2017,
ora 14:00

Luftëtari-Flamurtari

Ora 17:00

Skënderbeu-Kukësi

Teuta-Kamza

03.12.2017,
ora 13.00
Vllaznia-Laçi

ora 14:00

Lushnja-Partizani