FAQJA E PARE FUTBOLLEKSKLUZIVE/ Kujtim Shaba: Mund të rikandidoj për postin e presidentit të Shoqatës...

EKSKLUZIVE/ Kujtim Shaba: Mund të rikandidoj për postin e presidentit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

Prej gati një muaji posti i Presidentit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër ka mbetur bosh që pas dorëheqjes së dhënë nga Lazer Matija. Kjo do të thotë se deri në mbledhjen e Asamblesë së kësaj Shoqate, posti i presidentit i është deleguar sekretarit Jetmir Podgorica.

Por nga ana tjetër, në opinionin sportiv shkodran kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidaturave të mundshme për këtë post dhe në fakt ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një tjetër emër. Bëhet fjalë për Kujtim Shabën.

Siç dihet ai pat kandiduar para 5 vitesh për këtë post përballë Lazer Matisë dhe e humbi garën, por tashmë mund të dalë sërish në skenë për garën e ardhshme.

Ka qenë vetë Shaba që në një prononcim ekskluziv për Gazeta “Shkodra Sport” shprehu hapur dëshirën për të marrë këtë detyrë teksa ka thënë: “Tashmë që posti i Presidentit ka mbetur bosh, po shoh mundësinë për të kandiduar për t’u zgjedhur në atë detyrë. Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi kontakte me shoqatat sportive në Shkodër dhe nëse kam mbështetjen e tyre, do të kandidoj.

Jam i mendimit se kam ende shumë për të dhënë sërish për futbollin shkodran dhe prandaj e shoh të mundshme praninë time në garën për postin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments