FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO- LAJM/ Dy Grudat bashkohen në Beograd

FOTO- LAJM/ Dy Grudat bashkohen në Beograd

Njëri shkoi në Beograd me misionin për të debutuar me kombëtaren gjermane dhe tjetri për rikuperim tek Marjana e famshme. Brajan luajti mbrëmë ndaj Serbisë dhe i shënoi gol, ndërsa Ildi e ndoqi nga shkallët e stadiumit dhe bëri tifo për djalin e axhës.

Pas ndeshjes dy Grudat, djali i Xhabirit dhe Bujarit, u bashkuan dhe kaluan disa kohë sëbashku në hotelin ku ishte e vendosur kombëtarja e Gjermanisë. Një moment i veçantë, të cilin ata kanë dashur ta ruajnë si kujtim për sot, por edhe për shumë vite të tjera,

Brajan Gruda nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2026 sepse debutoi me kombëtaren gjermane dhe madje me gol. Ndërsa Ildi Gruda që ndodhet në Beograd për t’u rikuperuar nga një dëmtim që ka pësuar me Egnatian, e shijoi nga stadiumi klasin dhe talentin e kushëririt të tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments