FAQJA E PARE KRYESOREI shënoi gol Serbisë, Brajan Gruda zgjidhet lojtari më i mirë i...

I shënoi gol Serbisë, Brajan Gruda zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes

Debutimi me kombëtaren gjermane ka rezultuar fantastik për sulmuesin me origjinë nga Shkodra. Ai jo vetëm ka shënuar një gol shumë të bukur në portën e Serbisë, por ka marrë edhe një tjetër vlerësim.

“Sofascore” e ka vlerësuar atë me notën 8.9 dhe si rrjedhojë ka qenë “Lojtari i ndeshjes” Serbi- Gjermani 1-3. Një start i shkëlqyer i 22 vjeçarit i cili me siguri do të ketë fituar tashmë besimin e trajnerit Klopp dhe pritet të jetë pjesë e vazhdueshme e kombëtares gjermane.

Në Shqipëri kanë shpresuar deri në fund që Gruda të zgjidhte kombëtaren kuqezi, por ai ka preferuar vendin ku ka lindur dhe po spikat si futbollist.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments