Mbrojtësi shkodran Elmando Gjini është lojtari më i ri i Elbasanit. Klubi verdheblu e ka zyrtarizuar transferimin e 23-vjeçarit në rrjete sociale.
Futbollisti me tipare defensive, pasi mbylli kapitullin me Vllazninë, ka zgjedhur Elbasanin për të vazhduar aventurën profesionale.
Me këtë lëvizje, trajneri i ekipit elbasanas, Ivan Gvozdenovic do të ketë më shumë opsione në fazën defensive, sikurse rritje të konkurrencës.
Gjini te Vllaznia nën drejtimin e Edi Martinit, bëri mjaft mirë, madje duke u kthyer në lider të mbrojtjes, por palët nuk gjetën akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.


