FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U21 fiton me përmbysje ndaj Luksemburgut, nuk mungon goli i Kevin...

Shqipëria U21 fiton me përmbysje ndaj Luksemburgut, nuk mungon goli i Kevin Dodajt

Kombëtarja U-21 ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Luksemburgut U-21, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan një fitore me tri gola, falë realizimeve të Ermir Rashicës, Etnik Brrutit dhe Kevin Dodajt.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simoni (GK), Bajraktari, Muçi, Kurti, Bashi, Ramaj, Huqi, Simnica, Brruti, Rashica (C), Maksuti.

Luksemburgu kaloi i pari në avantazh në minutën e 13-të, por reagimi i Shqipërisë nuk vonoi. Në minutën e 23-të, kapiteni Ermir Rashica riktheu baraspeshën, duke finalizuar saktë me një goditje nga hyrja e zonës.

Vetëm 12 minuta më vonë, kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Etnik Brruti realizoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 35-të, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 2-1.

Në pjesën e dytë, trajneri Alban Bushi kreu disa zëvendësime, duke aktivizuar lojtarë të tjerë të grupit dhe duke u dhënë mundësi të gjithëve për të kontribuar në këtë takim. Në minutën e 88-të, Kevin Dodaj vulosi fitoren e Shqipërisë me golin e tretë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 3-1.

Kështu, Kombëtarja U-21 merr një fitore të rëndësishme në miqësoren e parë të këtij muaji dhe do të rikthehet në fushë më 17 nëntor, për t’u përballur me Spanjën U-21, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Hyrja për tifozët do të jetë sërish falas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments