FAQJA E PARE KRYESORERudi Vata: Muçi ka duruar shumë, ka pritur dhe në fund Zoti...

Rudi Vata: Muçi ka duruar shumë, ka pritur dhe në fund Zoti ia shpërbleu punën, sakrificën, mundin dhe durimin

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Sport Focus” në Ora News, ka komentuar fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës, duke vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve dhe veçanërisht shpërthimin e Ernest Muçit. Vata u ndal edhe te potenciali i sulmuesit, loja e trajnerit Maran dhe sfida e fundit ndaj Bjellorusisë.

“Muçi është një djalë që ka duruar shumë, ka pritur shumë dhe në fund Zoti ia shpërbleu punën, sakrificën, mundin dhe durimin. Ai tregoi finesën, elegancën dhe kapacitetet e një lojtari të niveleve shumë të larta”.-u shpreh Vata.

Vata theksoi se Shqipëria duhet të ruajë përqendrimin dhe të shmangë euforinë përpara sfidës me Bjellorusinë, ku kuqezinjtë synojnë të sigurojnë vendin e parë në grup. Sipas tij, kjo fitore është një shtysë e rëndësishme, por Kombëtarja duhet të analizojë dhe të përmirësojë lojën në prag të eliminatoreve të Europianit.

“Ne jemi të dënuar të fitojmë ose të barazojmë për të përfunduar në krye të grupit. Ky është një sukses, por në të njëjtën kohë edhe një përgjegjësi që vjen e rritet”.-përfundon ish-futbollisti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments