Partizani do i luajë në “Air Albania” ndeshjet si pritës në vazhdim. Kështu nuk do të ketë nevojë që të përdorë fushën e Vorës apo të Rrogozhinës siç ndodhi në fazën e parë.
Sfidat e konsideruara në shtëpi nuk sollën asnjë fitore. Jo vetëm ndaj Vllaznisë, por edhe për në vazhdim është zyrtarizuar stadiumi “Air Albania” nga FSHF.
Sfida me ekipin shkodran do të luhet më 21 nëntor. Një takim i cili do të nisë prej orës 18:30.
Vetëm 1 pikë regjistron Partizani në pesë javë të luajtura si pritës. Sa i përket transfertave janë fituar tre nga pesë në total. Fusha e Vorës nuk rezultoi me fat, ndërsa as ajo në Rrogozhinë nuk solli pikë. Kështu edhe ishin kthyer në makth për ekipin.
Stadiumi “Arena e Demave” mbetet në rikonstruksion. Të kuqtë ndërkohë kishin shumë kohë që nuk e përdornin “Air Albania”-n si pritës, me përjashtim të derbit ndaj Tiranës.


