FAQJA E PARE KRYESOREHamdi Salihi: Sonte do të jetë një natë e mirë për ekipin...

Hamdi Salihi: Sonte do të jetë një natë e mirë për ekipin tonë, jam i bindur se do të fitojmë 2-0

Hamdi Salihi ka komentuar përballjen e Shqipërisë me Finlandën, duke shprehur besimin se kuqezinjtë do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv. I ftuar në emisionin “Sporti në Fokus” në Ora News, Salihi vlerësoi punën e trajnerit, duke theksuar se i ka pëlqyer mënyra se si ai ka respektuar punën e paraardhësve dhe ka ndërhyrë gradualisht në skuadër, pa bërë ndryshime të mëdha.

Sipas Salihit, kjo qasje ka ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave dhe në përmirësimin e ekipit, ndërsa shprehu shpresën që trajneri të arrijë ta çojë skuadrën një hap më përpara.

Sa i përket ndeshjes me Finlandën, ai u shpreh optimist, duke kujtuar paraqitjen e mirë të Shqipërisë në përballjen e parë mes dy ekipeve. Salihi theksoi se lojtarët tashmë e njohin kundërshtarin dhe se duhet të shmangin episodet e pakëndshme që mund të ndikojnë në rrjedhën e takimit.

Në fund, ish-futbollisti nuk e fshehu optimizmin për rezultatin, duke parashikuar një fitore 2-0 për Shqipërinë.

“Besoj kam shumë besim se do të jetë një natë e mirë për ekipin tonë dhe do të marrim rezultatin që duhet. Them, ajo që me të vërtetë besoj dhe uroj të dalë, 2 me 0”, u shpreh Hamdi Salihi në “Sporti në Fokus”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments