Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia futsall merr një tjetër fitore me shifra të thella në kampionat

Vllaznia futsall merr një tjetër fitore me shifra të thella në kampionat

Vllaznia futsall merr një tjetër fitore në kampionat duke vijuar e sigurtë rrugën e saj të pretendimeve drejt mbrojtjes së titullit kampion. Pasditen e sotme, ajo ka mundur me rezultatin e thellë 12-6 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura.

Takimi sipas kalendarit duhej të luhej në Tiranë, por ekipi i Forcave të Armatosura ka patur probleme me gjetjen e fushës dhe si rrjedhojë është rënë dakord me Vllazninë, por edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit që të luhej në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Duke u konsideruar përgjithësisht një takim i lehtë, stafi teknik i kuqebluve ka vendosur t’i japë më shumë hapësirë lojtarëve që kanë marrë më pak minuta në ndeshjet e kaluara. Në fakt, golin e parë të ndeshjes e shënoi ekipi i Forcave të Armatosura, por vetëm kaq sepse Vllaznia reagoi menjëherë duke barazuar me Joald Ivzikun dhe më pas duke kaluar në avantazh me Mateo Çardakun.

Ky i fundit do të shënonte edhe një gol tjetër në këtë takim, ndërsa do të shënonin nga dy gola edhe Besfort Gjoklaj dhe Alsid Tafili, ndërsa nga një gol kanë shënuar përveç Ivzikut edhe Semir Gokaj, Rigers Xhahysa, Denis Çokaj, Sajmir Hyseni dhe Rei Boshti. Ekipi shkodran kësisoj kryeson renditjen e vetme, me 16 pikë të grumbulluara.

Vllaznia futsall kësisoj merr fitoren e pestë në kampionat dhe ndërkohë ka edhe një barazim me Flamurtarin. Me këtë të fundit do të luajë javën e ardhshme në Shkodër, ndeshje kjo që do të jetë e fundit për kampionatin e rregullt, përpara startit të fazës play-off ku ajo do të kërkojë të fitojë titullin e dytë kampion rradhazi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments