Te Lacio nuk ka një situatë të mirë. Në ditën e djeshme do të publikohej lajmi se trajneri Sarri ka përplasje me Igli Taren për shkakun e merkatos dhe ka vendosur ultimatumin, se në fundin e sezonit vetëm njëri prej tyre duhet që të qëndrojë.

Ndërkohë në ditën e sotme është krijuar edhe një protestë nga tifozët e Lacios përpara stërvitjes së skuadrës. Objektivi ka qenë kryesisht Igli Tare për shkakun e merkatos së bërë ku nuk kanë munguar koret fyese ndaj tij, por edhe presidenti Lotito. Të vetmit që ishin të paprekur në këtë rast janë lojtarët dhe trajneri Sarri.

Ky i fundit raportohet se se fundi i ka deklaruar presidentit Lolito se ne fund te sezonit do te qendroje o ai ne krye te skuadres, o Igli Tare ne pozicionin e drejtorit sportiv.

Me protesten e sotme edhe te tifozeve, duket se gjasat jane qe e ardhmja e ish- sulmuesit te kombetares shqiptare tek ky klub te jete e zymte. Megjithate Lolito shpeshhere ka treguar se i beson verberisht atij dhe kjo mund te ndodhe serish.