Janë mbyllur 8 sfidat e luajtura ditën e sotme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Bylisi vazhdon serinë e fitoreve në kampionat duke mposhtur minimalisht 0-1 rivalët e Burrelit.

Ishte një ndeshje e luftuar dhe e luajtur mes një stuhie shiu, por në fund vendosi goli i De Olivieras. Fitore me goleadë dhe për Tomorin që mposhti Shkumbinin 0-5 në transfertë.

Erzeni shkatërroi 4-0 Pogradecin, Lushnja mposhti 3-0 Turbinën, ndërsa Maliqi frenoi Tërbunin duke i marrë barazimin 1-1. Pukjanet ne kete menyre pesojne golin e tyre te pare ne javen e gjashte te kampionatit, por mbeten te pathyer gjithsesi.

Nga ana tjeter, krejt ndryshe ecuria e Beselidhjes qe vazhdon te humbase, kete here ne Lushnje me rezultatin 0-3. Nje humbje qe i rendon edhe me shume pozitat e kesaj skuadre.

KATEGORIA E PARË-REZULTATET

Apolonia-Butrinti 1-0

Omeri 54′ (pen)

Burreli-Bylis 0-1

De Oliviera 74′

Erzeni-Pogradeci 4-0

Raboshta 14′ , Ymeri 30′ , Hidi 64′ , Xhabrahimi 67′

Korabi-Turbina 2-1

Raza 48′ , Marku 70′ / Hasaj 73′

Lushnja-Besëlidhja 3-0

Lajthia 14′ , 64′ , Zani 62′

Maliqi-Tërbuni 1-1

Qeleshi 59′ / Peqini 90′

Shkumbini-Tomori 0-5

Oshafi 4′ , Pepa 42′ , Vokrri 60′ , 75′ Myzeqari (autogol) , Manellari 90′

Vora-Besa 0-1

88′ Muçaj