FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Tre futbollistë shkodranë në formacionin më të mirë të javës të...

FANTASTIKE/ Tre futbollistë shkodranë në formacionin më të mirë të javës të kampionatit U20 në Itali

Shkruar nga Gjergj KOLA

Java e 6-të e kampionatit Primavera (U20) në Itali ka qenë shumë e mbarë për futbollistët shqiptarë dhe veçanërisht ata shkodranë që luajnë aty. Jo më kot, nga 11 lojtarët e formacionit më të mirë të kësaj jave, 3 prej tyre janë pikërisht shqiptarë- shkodranë.

Një lajm fantastik që tregon më së miri për talentet e mëdha që po rriten në këtë vend dhe që aktualisht janë pjesë e ekipeve tona kombëtare të moshave, por që shumë shpejt do të kontribuojnë edhe për ekipin e parrë.

Në formacionin më të mirë të javës ka patur vend për mbrojtësin e Atalantës Gabriel Ramaj i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë këtë jav dhe është vlerësuar me notën 8.4. Mes më të mirëve është edhe sulmuesi shkodran Alen Vukaj i cili siç dihet është pjesë e Inter dhe ai këtë javë është vlerësuar me notën 8.8.

Dhe i treti, është padyshim sulmuesi Gabriel Kulla që shënoi dy gola në ndeshjen e kaluar dhe u vlerësua me notën e lartë 9.2 duke treguar edhe njëherë tjetër se mbetet një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit të të rinjve në Itali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments