Qe nga mbremja e sotme, edhe zyrtarisht ne futbollin italian do te kemi edhe nje futbollist shkodran me shume te federuar. Behet fjale per Kevin Haverin i cili tashme eshte pjese zyrtare e klubit “Mantova” qe merr pjese ne Seria D te futbollit italian.

Ai kishte disa kohe qe i eshte bashkuar ketij klubi dhe madje ka luajtur edhe ne shume ndeshje miqesore te zhvilluara ne fillim te sezonit, por ne ndeshjet zyrtare nuk ka mundur dot te luaje, mesa duket per shkak te mosplotesimit te dokumentacionit te duhur.

Kjo gje tashme eshte kryer dhe vete klubi i Mantoves ka komunikuar kete gje teksa ne faqen zyrtare te tij shkruhet: “Mantova 1911 komunikon se ka blerë performancën e futbollistit Kevin Haveri, i datelindje 2001, lojtar që është trajnuar me Mantova nga kjo verë dhe do të jetë në dispozicion nga takimi i radhës.

Ne deshirojmë të falenderojme per punën e bërë, me sakrificë dhe profesionalizëm, nga prokuratori i lojtarit Stefano Sem, sekretari i përgjithshëm Laura Vaccari dhe bashkëpunëtori Klaudio Naldi, për suksesin e rregjistrimit te tij”.