Rafet Prekazi, trajneri I Kosovës U21, pas humbjes 2-1 nga Shqipëria U21, është shprehur për RTSH se Shqipëria fitoi ndeshjen, por Kosova nuk e meritoi humbjen.

“Mendoj për një aersye se nuk kemi shënuar golin. Ne thjesht në ato momente, e pësuam vet golin, sepse Shqipëria, kemi pasur pak probleme në pjesën e parë, ku lojtari me numrin 9-të (Armando Broja).

Ia kemi dhënë vetes gol, nëse do kishim shënuar ne gol, atëherë do flisnim ndryshe. Me ndeshjen që kam parë sot, Kosova nuk e meritoi humbjen. Nuk po them që Shqipëria është e dobët, por në pjesën e dytë, nuk ka ardhur me 5-6 takime.

Unë jam shqiptar, e them për lojën, ata na kanë bërë probleme me lojtarin numër 9-të në pjesën e parë, kurse pjesa e dytë ishte e kundërta. Kualifikimi? Duhet të ngremë cilësinë. Dua të luajmë futboll dhe gabimet të përmirësojmë.

Fitorja të gëzon, por duhet të bëjmë lojë. Të shkojmë në Europian dhe të mos luajmë futboll, s’ka kuptim. I uroj Shqipërisë fitore dhe shumë suksese”, është shprehur Prekazi.