FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTENjë sezon te Basania dhe Hazret Shimaj rikthehet sërish te Vllaznia

Një sezon te Basania dhe Hazret Shimaj rikthehet sërish te Vllaznia

Është formuar tek Akademia Vllaznia dhe më pas firmosi edhe kontratën me ekipin e parë, por duke u nisur nga mungesa e hapësirave preferoi që sezonin e kaluar të bëhej pjesë dhe të luante me ekipin e Basanias në kategorinë e dytë.

Por në sezonin e ri Hazret Shimaj ka vendosur që të rivishet sërish kuqeblu dhe prej një muaji i është bashkuar ekipit Vllaznia “B” duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Brikeno Bizi.

Mesfushori që muajin e ardhshëm mbush 21 vjeç pritet të jetë një pikë e fortë për këtë repart dhe natyrisht që aftësitë i ka për të qenë një element i rëndësishëm për ekipin.

Kujtojmë që Vllaznia “B” në sezonin e ri do të luajë në kategorinë e dytë dhe ndeshjen e parë të kampionatit do ta luajë ditën e shtunë në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit të Tërbunit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments