FAQJA E PARE KRYESOREPSG drejt rekordit historik, 10 yje të tij në garë për ‘Topin...

PSG drejt rekordit historik, 10 yje të tij në garë për ‘Topin e Artë’

Paris Saint-Germain pritet të vendosë një tjetër rekord në historinë e “Topit të Artë” me nominimet për edicionin 2026. Sipas gazetarit Ben Jacobs, plot 10 futbollistë të klubit parisien pritet të përfshihen në listën e 30 kandidatëve.

Mes emrave më të spikatur janë Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Désiré Doué. Në listë pritet të jenë gjithashtu Vitinha, Fabián Ruiz dhe João Neves. PSG pritet të ketë përfaqësues edhe në mbrojtje me Achraf Hakimin, Nuno Mendes dhe Willian Pacho.

Në mesin e kandidatëve parashikohet edhe Bradley Barcola, i cili tashmë është transferuar te Liverpooli. Nëse konfirmohen nominimet, PSG do të ketë lojtarë të përfaqësuar në të gjitha repartet e skuadrës.

Bëhet fjalë për katër futbollistë ofensivë, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës. Klubi francez do të thyente kështu rekordin e vendosur vetëm një vit më parë.

Në edicionin e kaluar, PSG kishte nëntë lojtarë në listën e kandidatëve pas sezonit historik.Tashmë, kampionët francezë synojnë të vendosin një standard të ri edhe në këtë aspekt.

Një nominim i tillë do të konfirmonte edhe një herë dominimin e PSG-së në futbollin europian. Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar i France Football për listën e shumëpritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments