Krejt papritur u largua nga Vllaznia të shtunën që shkoi dhe kjo krijoi njëfarë habie edhe në opionionin e ri sportiv, por firmosja e tij me ekipin e ri tregon qartë se largimi ka qenë një kërkesë e tij personale dhe e detyrushme.
E kemi fjalën për Jasmin Çelikoviç i cili kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve kuqeblu për ndërprerjen e kontratës ngaqë për disa arsye familjare ishte i detyruar të kthehej në Bosnjë- Hercegovinë, vendin e tij.
Dhe pikërisht atje do të vazhdojë të luajë futboll. Gazeta “SHKODRA SPORT” mëson se Çelikoviç ka arritur akordin dhe madje ka firmosur kontratën me ekipin e superligës boshnjake FK Sloga Doboj.
Prezantimi i tij nga ana e këtij klubi pritet të bëhet në orët në vazhdim, ndërkohë që tek Vllaznia duket se nuk kanë ndër mend të gjejnë zëvendësues për të, por ta përballojnë kampionatin deri në janar të paktën me kontigjentin e lojtarëve që kanë në dispozicion.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


