FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo flet për gjithçka: Algoritmi i kalendarit mund të ketë folur italisht

Murinjo flet për gjithçka: Algoritmi i kalendarit mund të ketë folur italisht

Zhoze Murinjo është shfaqur sot para mediave për të komentuar ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe Interit. Trajneri portugez ka folur për sfidën, por nuk ka ngurruar të thumbojë edhe për ndeshjen e fundjavës ndaj Betisit e penalltinë e shumëdiskutuar që nuk u përsërit.

Ndeshja e parë e një rrugëtimi me 8 ndeshje…
Dua ta trajtoj si një ndeshje të vetme, pa menduar për faktin se do të ketë edhe shtatë ndeshje të tjera pas kësaj. Dhe dua të fitoj, padyshim.

Si i patë lojtarët pas humbjes kundër Betisit?
I pashë ashtu siç duhej t’i kisha parë: të vdekur në dhomën e zhveshjes, mjaftueshëm të rikuperuar të dielën, krejtësisht normalë sot në stërvitjen e fundit. Jemi të bindur se luajtëm një ndeshje të mirë, se luajtëm si ekip dhe se humbëm gola që normalisht nuk i humbasim.

Interi në “Bernabe” ju sjell kujtime të bukura…
Në “Bernabeu” fitova një Ligë Kampionësh, në “Bernabeu” humba një gjysmëfinale me penallti. Këtu kam pasur më të mirën dhe më të keqen, por nuk po mendoj për asgjë. Unë jam trajneri i Real Madridit dhe nesër është një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Nuk do të jetë një ndeshje super e rëndësishme, sepse nuk është një raund eliminator. Si ne, ashtu edhe Interi do të kualifikohemi, të paktën mendoj kështu. Uroj që Real Madrid-Inter të jetë një mundësi për të ardhmen, kur gjërat të bëhen serioze. Nesër do të jetë gjithsesi e rëndësishme; Interi do të vijë këtu për të marrë pikë, dhe kështu do të bëjmë edhe ne.

Duke pasur parasysh pezullimet dhe mungesat, si do ta ndërtoni mesfushën?
Nuk do të përgjigjem. Jam i sinqertë. Janë tre lojtarë të pezulluar. Mund të them vetëm se algoritmi i kalendarit mund të ketë qenë duke folur italisht (qesh), sepse na çon ta luajmë këtë ndeshje në këtë situatë. Por këta jemi ne, kemi 4-5 mundësi. Mund të flasim për secilën prej tyre, por nuk dua të them asgjë.

Ku qëndron Interi në zemrën tuaj?
Jashtë lojës, po. Por gjatë lojës, jo.

A keni dëshirë të fitoni Ligën e Kampionëve me Real Madridin, gjithashtu për të rifilluar fijen e përvojës suaj të mëparshme në “Bernabeu”?
“Këto janë kohë të ndryshme. E përfundova punën time te Real Madridi në vitin 2013, duke fituar atë që fituam dhe duke humbur atë që humbëm. Por është një kapitull i mbyllur, ky kapitull i ri nuk ka të bëjë fare me të kaluarën. Janë dy momente të ndryshme në historinë e Real Madridit. Klubi ka fituar shumë Liga Kampionesh në vitet e fundit, por kjo nuk e ndryshon mënyrën time të të menduarit. Nëse më pyetni nëse kam dëshirën për të fituar Ligën e Kampioneve me Real Madridin, padyshim që do të thosha po, por nuk ka të bëjë fare me të kaluarën.

A keni ndjesi të veçanta që përballesh me një ekip të Interit që nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve që me ju? Çfarë mendoni për Kivun?
Për mua, tani është thjesht një ndeshje normale. Po takohem me një mik, sigurisht, por do të jemi miq para dhe pas ndeshjes. Do të jem i ulur në stolin e Real Madridit gjatë ndeshjes. Do të jem i lumtur të shoh njerëz të caktuar, por pastaj dua të fitoj gjatë ndeshjes. Nuk do të ketë kohë për të menduar për gjëra nga e kaluara, sado e bukur që të jetë. Kivu është një nga djemtë e mi dhe gjithmonë do të jetë. E dua shumë dhe jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të. Do të jetë kënaqësi ta përqafoj para dhe pas ndeshjes.

Çfarë lloj Real Madridi keni gjetur në këtë përvojë të dytë?
U takova me Real Madridin, i cili mbetet gjithmonë Real Madrid. Kaloi një sezon të vështirë dhe kur ke sezone të vështira, kjo do të thotë se ka shumë gjëra për të përmirësuar. Dua të punoj me stabilitet, me qëllimin për të fituar çdo ndeshje dhe çdo tirne. Po mendoj për Interin, i cili është një shembull i stabilitetit: edhe me ndërrimin e trajnerëve në 6-7 vitet e fundit, ata janë një ekip i qëndrueshëm pavarësisht Kontes, Inzagit dhe Kivus. Po flas për klubin, merkaton e transferimeve, strukturën; gjithçka është e qëndrueshme atje.

A mendoni se ka një zbatim të ndryshëm të rregullave të arbitrimit midis Spanjës dhe Europës?
Nuk dua të flas për çështjet e arbitrimit. Nuk do t’i përgjigjem pyetjes. Unë them se humbëm kundër Betis sepse nuk e përkthyem prodhdimin tonë ofensiv në gola. Pyes veten nëse VAR nuk bëri të rigjuhej penalltia sepse nuk i njeh rregullat apo sepse nuk donte, kjo është ajo që po pyes veten. Dhe nëse nuk i dinte rregullat, pyes veten pse nuk e thirri gjyqtarin te monitori. Po jam i sinqertë dhe mendoj se ai nuk i dinte rregullat, por kjo nuk mund të ndodhë. Sepse në një situatë normale, ajo penallti duhej të ishte rigjuajtur. Megjithëse theksoj se nuk humbëm për këtë arsye. Duke thënë këtë, si njeri i futbollit, do të doja të kuptoja pse ajo penallti nuk u riekzekutua. Dhe pastaj pyes pse kapiteni i Real Madridit mori një karton të verdhë, duke pasur parasysh se kapiteni ka të drejtë të pyesë dhe t’i afrohet gjyqtarit për të kërkuar shpjegime.

Si është Endrik? Si keni ndërmend ta përdorni?
Nesër ai mund të jetë gati të luajë për 5 minuta, ndoshta 10. Ai u stërvit dje për herë të parë me ekipin, nuk ka luajtur që nga një miqësore verore. Ai nuk është në formë të luajë për më shumë se 10 minuta. Por kemi shumë hapësirë ​​në stol dhe ai do të jetë atje, ndoshta do t’i duhet të hyjë. Ai është një lojtar sulmues dhe do të luajë në sulm. Nëse do të luajë si 9, 10, apo si sulmues krahu, nuk e di, por ai patjetër do të luajë në sulm.

Po në lidhje me marrëdhënien tuaj me Kivun? A keni folur me njëri-tjetrin? Ai u ndje pak i sulmuar nga biseda juaj rreth përvojës…
Marrëdhënia është e qartë, kemi kaluar shumë së bashku, për mirë a për keq, edhe si njerëz. Lidhur me trajnerët e rinj, them se disa ia dalin mirë dhe disa bëjnë keq. Ai ka bërë mirë. Pastaj nuk po të pyes me kë fole në telefon, kështu që nuk do të them me kë fola unë. Po them vetëm se nuk ka asgjë për të sqaruar, do të përqafohemi para dhe pas ndeshjes dhe do të shohim si do të shkojë ndeshja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments