FAQJA E PARE KRYESOREPo shkëlqen këtë sezon, Shqipëria ka shansin për të 'rrëmbyer' talentin kundër...

Po shkëlqen këtë sezon, Shqipëria ka shansin për të ‘rrëmbyer’ talentin kundër Zvicrës dhe Portugalisë. Në garë edhe Kosova

Lutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë”. Talenti shqiptar grumbullon 3 gola dhe 7 asiste në 7 paraqitje të Superligës së Zvicrës.

Edhe pse është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, lojtari në fjalë po demostron “pjekuri” të jashtëzakonshme në fazën ndërtuese dhe goditëse. Dalipi luan me Vaduz, ndërsa është i gjatë 183 centimetra.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Lufti Dalipi ka të drejtë të zgjedh mes 4 përfaqësuesve, konkretisht Zvicrës, Portugalisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Për Kombëtaren tonë, talenti i mësipërm mund të rezultojë “diamant” i së ardhmes në repartin e mesfushës apo edhe disi më i “zgjatur” në sulm.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments