Klubi që ofron pagat më të larta është Real Madrid. Klubi madrilen kryeson listën e hartuar nga “L’Equipe”, e cila tregon mesataren e pagës vjetore për lojtar.
Los Blancos janë në kuotën 11.2 milionë euro për lojtar, më pak se viti i kaluar. E dyta renditet Barcelona, me 7.91 milionë euro pagë mesatare për lojtar. Katalanasit vjet këtë shifër e kishin mbi 8,5 mln euro.
Manchester City renditet i treti me 7.43 milionë euro, pasuar nga Bayern me 7,38 mln euro, ndjekur nga PSG dhe Arsenal me 7 mln euro.
Në dhjetë vendet e para nuk gjendet asnjë klub italian. Kjo tregon se Serie A ka rënë shumë ekonomikisht./telesport/