HomeKRYESORECristiano Ronaldo nuk ndalet, tani ka shënuar po aq gola se para...

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tani ka shënuar po aq gola se para se të bëhej 30 vjeç

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 926-të në karrierë në barazimin 2-2 të Al Nassr kundër Al Shabab të premten mbrëma. 

Legjenda portugeze ka shënuar 26 gola dhe katër asistime pas 30 ndeshjeve me Al Nassr këtë edicion.

Megjithatë, me golin e shënuar së fundmi, Ronaldo ka barazuar kështu rekordin e tij të golave ​​para se të mbushte 30.

Ronaldo tani ka njësoj gola, 463 sosh, si para moshës 30-vjeçare, si pas moshës 30-vjeçare deri tani.

Pavarësisht formës së Ronaldos, Al Nassr vazhdon të luftojë. Ata nuk arritën të mposhtin Al Shabab, duke barazuar 2-2.

Al-Nassr tani ndodhet në vendin e katërt në renditjen e Superligës së Arabisë Saudite, 10 pikë prapa liderit Al Ittihad. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments