HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇUDIRA SHQIPTARE/ Sulmuesi padit Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Sulmuesi padit Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh

Jurguens Montegro ka paditur Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh. Sipas newsport kjo është arsyeja përse sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka pranuar të kthehet te rrogozhinasit.

Mungesa e tij ra në sy pas muajit maj, kur Egnatia u shpall kampion. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u afrua në Rrogozhinë gjatë janarit të këtij viti. Egnatia bleu kartonin e Montenegros pikërisht nga LD Alajuelense.

Deri tani nuk është thënë asnjë version zyrtar nga palët për mungesën e lojtarit nga Kosta Rika. Ditët në vijim vetë futbollisti pritet të dalë në deklaratë.

Po sipas Newsport.al një avokat i punësuar nga Jurguens Montenegro, po punon prej rreth 4 muajsh me këtë çështje. Në anën tjetër Egnatia vazhdon me angazhimin e saj në Europë. Pasi u eleminuan nga Borac Banja Luka në turin e parë të Champions League, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova po angazhohen në Conference League.

Aty kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vikingur Rejkjavik me rezultatin 0-1 në Islandë. Takimi i kthimit që do vendosë cili kalon në turin e tretë, luhet më 1 gusht ora 20:00 në “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments