Pas natës së festës për titullin e katërt të Napolit, Aurelio De Laurentiis dha një intervistë të gjatë për “Radio Crc”, duke nënvizuar rëndësinë e arritjes së “të kaltërve” dhe duke prekur tema të ndryshme, përfshirë të ardhmen e Antonio Contes.
“Që tani e tutje ne duhet të vazhdojmë të kalërojmë këtë valë, të një Napoli fitues si ide: duhet të rimarrim rolin që meritojmë në botë, si qytet dhe filozofi – deklaroi presidenti i Napolit -.
Dje arritëm në mbi 52 ekrane që i dhanë të gjithëve mundësinë për të parë këtë shenjtërim të mrekullueshëm dhe për ta bërë këtë pa incidente. Është gjithashtu një fitore për futbollin italian.
Conte? Mos u shqetësoni, ai është një trajner i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, që më mahnit gjithnjë e më shumë. Sot në mëngjes ai ndoshta do të shkojë të bëjë një lutje për Danielen e vogël dhe kjo më mbushi me gëzim. Mos ti hedhim benzinë zjarrit kot: ai ka një kontratë tre vjeçare. Të martën do të shkojmë te Papa, nuk doja t’u tregoja djemve më parë”.