Nga Maringlen ZHIVANI
Klubi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet që do të luajë në kompeticionet europiane, aty ku kuqeblutë kanë mundësinë e madhe të fitojnë të ardhura të rëndësishme.
Shkodranët, si nën-kampionë vendi, do të marrin pjesë në Conference League. Ata do ta nisin nga turi i parë dhe shorti për këtë tur është caktuar të hidhet më datë 17-qershor, pra pas afro dy javësh.
Ndeshjet e turit të parë, ku do të marrë pjesë Vllaznia, do të luhen në datat 10 dhe 17-korrik. Shorti i raundit të parë të Conference League do të mbahet në një ditë me atë të Champions League, më 17-qershor.