Vllaznia ka vijuar edhe sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutes. Per kete ndeshje te pamundur do te jene mesfushori Krymi dhe sulmuesi Essang Matuiti te cilet jane te demtuar.
Por nga ana tjeter rikthehet per kete ndeshje mbrojtesi Marko Juriç. Ai po stervitet rregullisht me ekipin dhe duket se eshte ne formen e tij me optimale. Megjithate pyetja qe lind dhe tashme pret nje pergjigje eshte nese kroati do ta nise nga minuta e pare ndeshjen e se shtunes ndaj durrsakeve.
Ne vend te tij ne dy ndeshjet e fundit ka luajtur Melos Bajrami i cili ka bere paraqitje pergjithesisht te mira. Megjithate tashme duhet pritur vendimi i trajnerit Brdariç nese do ta nise me dyshen Juri- Stojanoviç apo do mendoje ndonje zgjidhje tjeter.
Ne fakt, shume prej tifozeve jane te mendimit se do te ishte mire qe Juriç dhe Stojanoviç te mos luajne sebashku sepse skuadra ka shfaqur jo pak dobesi ne qender te mbrojtjes prandaj do te ishte mire qe Bajrami te luante serish titullar sebashku me njerin prej ketyre dy te tjereve./www.shkodrasport.com/