Klubi I Dinamos vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, duke përforcuar radhët e tij me lojtarë të cilët blutë kryeqytetas mendojnë se mund të ndihmojnë ekipin për të bërë një hap cilësor përpara.
“Panorama Sport” ka mësuar se kryeqytetasit kanë gjetur akordin me mbrojtësin e majtë, David Gjinollari, i cili do të bëhet pjesë e kësaj skuadre në ditët e ardhshme për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Mehmeti në këtë sezon.
Gjinollari në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superiore, teksa është larguar nga ekipi durrsak në mbyllje të edicionit për të kërkuar një aventurë të re.