Dinamo ka prezantuar afrimin e radhës për Europën. Bëhet fjalë për ishin e Teutës, Ledio Beqja. Mesfushori është vënë tashmë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Rikujtojmë që Teuta e shiti futbollistin te Gior për shifrën që raportohej rreth 100 mijë euro. Ndërsa tani Beqja rikthehet në Superiore.

Ledio Beqja është lojtari ynë më i ri!

Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit 24-vjeçar.
Beqja ka firmosur kontratën me klubin dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.

Mesfushori vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës në futbollin hungarez, kurse më parë ka luajtur për Teutën.