HomeKRYESOREDisfata në Bolivi, 'shpërthen' presidenti i CBF: Një farsë e vërtetë, kur...

Disfata në Bolivi, ‘shpërthen’ presidenti i CBF: Një farsë e vërtetë, kur luan 11 kundër 14

Carlo Ancelottit regjistroi humbjen e parë në pankinën braziliane, 1-0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026. Episodi vendimtar ishte një penallti e diskutueshme, e dhënë nga arbitri Garay pas ndërhyrjes së VAR-it, e shndërruar në gol nga Miguelito.

Presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, kritikoi ashpër jo vetëm arbitrin, por edhe policinë e pritësit e topave anash fushës: “Ishte trishtim ajo që ndodhi. Erdhëm për të luajtur futboll, por nga mbërritja pamë anti-futboll. Në lartësinë prej 4.000 metrash, luajtëm kundër arbitrimit, policisë dhe pritësve të topave, që hiqnin apo fusnin topa pa rregull. Një farsë e vërtetë”.

Ai shtoi: “Ky nuk është futbolli që presim në nivel botëror apo në Amerikën e Jugut. Kur luan kundër 14 lojtarëve, gjithçka bëhet më e vështirë. Shpresoj që Conmebol të ndërmarrë masa, gjithçka është e regjistruar”. Presidenti raportoi edhe trajtimin e dhunshëm nga policia ndaj skuadrës e stafit, duke shprehur indinjatën e tij të plotë./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments