Vllaznia do të përballet me Partizanin këtë të shtunë, në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.
Në prag të këtij dueli, shkodranët kanë marrër një lajm të mirë. Edi Martini do të rikthehet në stol. Kujtojmë se trajneri i “kuqebluve” u ndëshkua me karton të kuq pas javës së parë kundër Egnatias, për shkak të sjelljes josportive.
Mirëpo, ky dënim i dhënë nga Komisioni i Disiplinës, është shlyer me mungesën e tij në humbjen kundër Dinamos. Në këto kushte, tekniku shkodran do të jetë në stol ditën e shtunë përballë “Demave të Kuq”.
VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS