Nga Maringlen ZHIVANI
Dy emra të njohur të basketbollit shkodran, Klaudio Ndoja dhe Damian Bekteshi, kanë marrë drejtimin e Kombëtares U-18. Dyshja Ndoja-Bekteshi do të jenë trajnerët e rinj dhe do mundohen ta ndihmojnë maksimalisht këtë ekip me eksperiencën e tyre.
Ata kanë drejtuar edhe stërvitjen e parë, ku zhvilluan edhe një seleksionim në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Objektivi i tyre në këtë detyrë të re do të jetë rritja dhe prodhimi i elementëve cilësorë për Kombëtaren A.
Tashmë, për Klaudio Ndojën nis një eksperiencë e re pas drejtimit të Kombëtares së femrave. Ndërkohë, edhe për Damian Bekteshin është një detyrë e re kjo, teksa ai më parë ka drejtuar ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj.(www.shkodrasport.com)