Tek Vllaznia kane nisur te mendojne per ndertimin e skuadres se sezonit te ri. Dyshja Vioresin Sinani- Edi Martini jane ne levizje çdo dite per te gjetur lojtaret e duhur. Ata i kane te qarta idete se ku ka nevoje per perforcime skuadra dhe tashme po tentojne perforcimet e mundshme.
Pikerisht per kete arsye, kjo dyshe mesohet se i ka hedhur syte edhe nga Kosova. Gazeta “Shkodra Sport” meson se Sinani dhe Martini dy dite me pare kane udhetuar drejt Prishtines per te ndjekur finalen e kupes ne mes skuadres me te njejtin emer dhe asaj te Llapit qe u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin e ngushte 1-0.
Drejtuesit kuqeblu nuk eshte e qarte se cilet lojtare kane qene te interesuar te ndjekin dhe po ashtu nuk dihet nese jane bindur per aftesite e ndonjerit apo jo. Duhet thene se muajt e fundit trajneri Martini duke punuar ne Kosove ka patur mundesi te ndjeke kampionatin atje dhe te identifikoje edhe lojtaret qe sot mund t’i bejne pune tek Vllaznia.
Me shume mundesi, planet kane qene per te pare per ndonje qendermbrojtes ose mesfushor, por gjithsesi ne ditet ne vijim do te mesohet me shume per kete vizite te dyshes Sinani- Martini ne Prishtine dhe nese do te kete ndonje rezultat prej saj.(www.shkodrasport.com)