Nga Endri ÇINARI

Geralb Smajli, një nga futbollistët shkodranë që ka spikatur në sezonin e shkuar, duket se shumë shpejt do largohet nga Ballkani. 23-vjeçari që u aktivizua në Kosovë gjatë edicionit 2024-25, spikati me fanellën e ekipit nga Suharek. Duke tërhequr kështu vëmendjen dhe interesin e skuadrave nga jashtë.

Në një moment ku dukej i sigurt një transferim i tij në Çeki, duket se gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit. Kjo pasi për mbrojtësin e djathtë kanë shfaqur interes edhe klube nga Hungari dhe Polonia.

Por, siç mëson “Shkodra Sport” emrat e klubeve të interesuara nuk bëhen publik për opinionin sportiv. Nga ky fakt, Ballkani duket se ka bërë një “bllokadë” momentale për të “lëshuar” Smajlin.

Kjo pasi klubi kosovar kërkon të përfitojë në maksimum për një shitje të mundshme të tij jashtë rajonit. Me “portokallinjtë” që në edicionet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm për transferimet dhe shitjet e futbollistëve. Kujtojmë që Smajli u transferua në merkaton e verës së shkuar nga Vllaznia tek Ballkani për shifrën e 100 mijë eurove.(www.shkodrasport.com)