HomeKRYESOREE ardhmja larg Skocisë, Udinese dhe Sevilla synojnë Nedim Bajramin

E ardhmja larg Skocisë, Udinese dhe Sevilla synojnë Nedim Bajramin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, nuk po kalon ditët e tij më të mira te Rangers në Skoci. 26-vjeçari nuk u grumbullua fare për ndeshjen e parë të Play Off-it të Champions League si dhe në dy ndeshjet e fundit që skuadra e tij ka zhvilluar në kampionatin skocez.

Duket se lojtari nuk bën më pjesë në planet e teknikut Russell Martin dhe se e ardhmja e tij do të jetë larg Skocisë.

Për Bajramin kanë shfaqur interes Udinese në kampionatin italian dhe spanjollët e Sevilla. Mesfushori ka një kontratë me Rangers deri në vitin 2028, por nëse vjen një ofertë prej 3-4 milionë eurosh për kartonin e tij, atëherë gjigantët skocezë do të pranonin ta linin të largohej.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments