Një transferim i pazakontë ndodh në Premier Ligën angleze.
Skuadra e West Hamit ka njoftuar rikthimin e portierit Lukas Fabianski, i cili ishte pjesë e skuadrës angleze për shtatë vite.
Por këtë verë u largua nga klubi pasi nuk u pa e arsyeshme t’i vazhdohej kontrata që mbaroi me 30 qershor.
Dy muaj më pas, West Hami u pendua dhe riktheu Fabianskin, i cili firmosi sërish për një vit.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer, sepse ky klub do të thotë shumë për mua.
U ndjeva bukur, kur i pashë të gjithë njerëzit e këtij klubi përsëri”, ka deklaruar Fabianski pas nënshkrimit të kontratës së re.