SHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.
Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të Final Four. Nga 500 lekë të reja, çmimi më i lirë është 1000 lekë të reja. Biletat variojnë deri në 5000 lekë të reja. Kjo do te thote se tifozet shkodrane do te jene te detyruar per te paguar me shume per finalen.
Aktualisht vetëm Vllaznia njihet si finaliste, pasi mposhti Dinamon dje me rezultatin 2-1. Finalisti tjetër do të vendoset nga çifti Egnatia-Partizani.
Çmimet e biletave: 1000 lekë, 1500 lekë, 3000 lekë, 4000 lekë, 5000 lekë