UEFA ndeshkon Vllaznine. Klubit shkodran sikur te mos i mjaftonte eliminimi nga Conference League, tashme i duhet te paguaje edhe nje shume te konsiderueshme financiare ne arken e institucionit te futbollit europian pas vendimit te marre diten e djeshme nga Komisioni i Kontrollit, Etikes dhe Disiplines prane tij.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per parregullsite e konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia- Valur te luajtur me 18 korrik ne stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me fitoren e thelle te miqve ne shifrat 4-0. Ne fundin e kesaj ndeshje, tifozet kuqeblu te indinjuar nga kjo humbje kane hedhur fishekzjarre dhe sente te tjera te forta ne fushen e lojes.

Nje gje e tille eshte shkuar nga delegati i ndeshjes ne raportin e dorezuar ne UEFA dhe si rrjedhoje komisioni perkates nje dite me pare ka vendosur ta ndeshkoje klubin Vllaznia me nje shume prej 19.500 eurosh per hedhjen e sendeve ne fushe.

Kjo shume duhet te paguhet nga shkodranet brenda 90 ditesh nga marrja e vendimit ne llogarine e ketij institucioni. Ne kete menyre Vllaznia edhe njehere tjeter ndeshkohet nga UEFA si rrjedhoje e sjelljes se gabuar te tifozeve te saj ne shkallet e stadiumit. Sigurisht qe tifozet edhe mund te zemerohen, por kurrsesi kjo nuk eshte zgjidhja e duhur sepse ne fund te fundit ai qe e peson eshte ekipi i tyre i zemres./www.shkodrasport.com/