HomeKRYESOREE KONFIRMUAR/ Dorian Tafa emërohet trajner i ekipit të volejbollit të femrave...

E KONFIRMUAR/ Dorian Tafa emërohet trajner i ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë

Tek Vllaznia e volejbollit të femrave të Vllaznisë janë vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri pas refuzimit të Nora Dedës për të vijuar punën me ekipin pas situatës së krijuar së fundi.

Dhe drejtuesit e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia kanë vendosur që këtë detyrë t’ia besojnë Dorian Tafës, trajnerit që ka drejtuar ekipin e të rejave sezonin e kaluar. Ai e ka pranuar këtë detyrë dhe madje ka nisur menjëherë nga puna me ekipin.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se Tafa do të marrë me vete tek ekipi i parë edhe disa prej lojtareve më të spikatura të ekipit të të rejave dhe bashkë me ato që janë kontigjent, do të mundohet të ndërtojë një ekip sa më kompetitiv, por gjasat janë që Vllaznia e sezonit të ri të mos jetë konkurruese.

Zgjidhja e vetme duket se është ndërhyrja në merkato, por për këtë ende nuk ka asgjë të sigurtë sepse ende nuk është e qartë nëse ekipi ka financat e duhura për këtë gjë. Ajo që mund të themi me siguri është që Dorian Tafa do të mundohet të bëjë më të mirën me kontigjentin aktual që ka në dispozicion.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments