Vllaznia ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve për turin e dytë të Ligës së Konferencës, në të cilin shkodranët përballen me islandezët e Vikingur këtë të enjte. Dhe në listë bien në sy disa ndryshime.

Aty janë shtuar emrat e rinj të afruar në këto ditë si portieri Pohls, mesfushori Murataj e sulmuesi Bismark, të cilët kanë plotësuar radhët e shkodranëve për përballjen e dyfishtë me islandezët. Por ajo që bie në sy njëkohësisht në listën e Vllaznisë, është se nuk është hequr emri i protagonistit të turit të parë, Kevin Dodajt, i cili u zyrtarizuar tashmë si pjesë e CSKA të Sofjes.

Gjithashtu, pjesë e listës është çuditërisht edhe Artan Jazxhi, i cili mungoi në dy ndeshjet e para të shkodranëve, ndonëse ishte huazuar për to nga Teuta, për shkak dëmtimi. Kjo sepse lista është dorëzuar në UEFA më 18 korrik dhe të dy këto lëvizje kanë qenë të pakonfirmuara prandaj dhe drejtuesit kuqeblu i kanë lënë në listë si Dodajn ashtu edhe Jazxhi.

LISTA

PORTIERË: Kristi Qarri, Aron Jukaj, Leon Pöhls

MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Artan Jazxhi, Eslit Sala, Melos Bajrami, Esin Hakaj, Andrej Jago, Amir Brahimi, Aleksandros Kuros, Elmando Gjini

MESFUSHORË: Ardit Krymi, Edon Murataj, Arsid Kruja, Xhoel Hajdari, Esat Mala, Klinti Qato, Ensar Tafili

SULMUES: Bekim Balaj, Çarls Bismark, Aris Ara, Kevin Dodaj, Geralb Kubazi, Antonio Delaj, Alfred Mensah