AC Milan e ka kthyer Massimiliano Allegrin si trajner të ri të ekipit, lajm që u konfirmua nga Fabrizio Romano.  

Kontrata u nënshkrua sot pas një takimi mes Allegrit, CEO-s së klubit, Giorgio Furlani, drejtorit sportiv Igli Tare dhe agjentit Giovanni Branchini.  

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një projekti të ri për të rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe evropian. 

Allegri, i cili ka drejtuar Milanin edhe më parë nga viti 2010 deri në 2014, fitoi titullin e Serie A në sezonin 2010/11, duke i dhënë Rossonerëve trofeun e parë në kampionat që nga viti 2004.  

Gjatë karrierës së tij, 57-vjeçari ka pasur sukses edhe me Juventusin, ku fitoi disa tituj dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve dy herë. /Telegrafi/