Ishte e paralajmëruar prej disa kohësh, por u zyrtarizua ditën e hënë. Largimi i rradhës nga Vllaznia pas atij të Milos Stojanoviç është ai i Ardit Deliut. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë mesfushori në një postim në rrjetin social “Instagram”. Ku kavajasi është mjaftuar vetëm më fjalët: “Faleminderit Vllaznia”. Duke lënë kështu të kuptohet se marrëveshjes së tij me shkodranët i erdhi fundi.
Kësisoj dy palët nuk kanë preferuar të vijojnë bashkëpunimin dhe tashmë rrugët e tyre ndahen vetëm pas një sezoni. Ardit Deliu iu bashku 9 herë kampionëve të vendit në merkaton e verës së shkuar.
Problemet e shumta fizike ndikuan edhe tek performanca e ish-futbollistit të Tiranës në fushën e lojës. Duke mos përmbushur kështu pritshmëritë që ishin të larta ndaj tij, duke u konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në kampionat.
Me fanellën kuqeblu gjatë sezonit 2024-25, 27-vjeçari realizoi 27 paraqitje në kampionat. Ku arriti të gjente edhe një herë golin në Superiore. Në kampionatin tonë përveç Vllaznisë, Deliu është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Laçin, ku edhe mori emër në Superiore. Teksa jashtë kufinjëve ka shijuar eksperienca në Kroaci me Hajduk Split dhe Letoni me ekipin e Liepaja.
