HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Lajm i mirë për Vllazninë, Bismark e Mensah marrin vizat dhe...

EKSKLUZIVE/ Lajm i mirë për Vllazninë, Bismark e Mensah marrin vizat dhe nesër nisen drejt Islandës

Vllaznia ka marrë një lajm në pragndeshjen me Vikingur. Gazeta “Shkodra Sport mëson se dy lojtarët ganezë të saj, Alfred Mensah dhe Charles Bismark i kanë marrë më në fund vizat dhe nesër do të udhëtojnë bashkë me ekipin për në Islandë, aty ku mbrëmjen e së enjtes do të luajnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë të “Uefa Europa Conference League” ndaj skuadrës vendase.

Në fakt prania e tyre në këtë ndeshje u vu seriozisht në rrezik sepse drejtuesit e Vllaznisë po hasnin pengesa të shumta për sigurimin e vizave të tyre, por gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen e Taulant Ballës. Ky i fundit është angazhuar maksimalisht ditët e fundit për zgjidhjen e këtij problemi dhe ia ka dalë.

Duhet thënë se Balla është shumë aktiv pranë futbollit shqiptar kohët e fundit dhe këtë e demostron edhe me postimet e herëpashershme për futbollistët dhe ekipet tona dhe së fundi ka mundësuar edhe vizat për dy lojtarët e Vllaznisë, çka është një bonus jo i vogël për skuadrën shkodrane në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm.

E rëndësishme është që Bismark dhe Mensah do të jenë në dispozicion të trajnerit Martini për ndeshjen e së enjtes, ku Vllaznia do të synojë arritjen e saj më të madhe në arenën ndërkombëtare, kualifikimin për herë të parë në turin e tretë të Kupave të Europës.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments