HomeFUTBOLLEKSKLUZIVE/ Ish- drejtori i Vllaznisë merr postin e rëndësishëm në FSHF

EKSKLUZIVE/ Ish- drejtori i Vllaznisë merr postin e rëndësishëm në FSHF

Pas largimit nga Vllaznia, u përfol se Tefik Osmani mund të merrte postin e drejtorit sportiv në disa prej ekipeve të Superiores teksa emri i tij doli tek Flamurtari, Teuta, Vora e më së shumti tek Tirana, por në fakt asnjëra prej tyre nuk u realizua sepse duket se planet e ish- drejtorit kuqeblu kanë qenë të tjera.

Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë eksluzive mëson se Osmani prej pak ditësh ka marrë një post të rëndësishëm në Federatën Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për detyrën e kryeskautit.

Ai do të zërë vendin e Ardi Beharit, që pritet të emërohet në një sektor tjetër po brenda këtij institucioni. Në këtë mënyrë tashmë për Tefik Osmani nis një karrierë e re, jo më si pjesë e klubeve por në institucionin më të lartë të futbollit shqiptar.

Detyra e tij është shumë e rëndësishme sepse ka të bëjë me zbulimin e talenteve në vende të ndryshme të Botës të cilët mund të bëhen pjesë e ekipeve tona kombëtare.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments