HomeKRYESOREEKSKLUZIVE/ Nora Deda nuk pranon të vazhdojë të drejtojë Vllazninë. Arsyeja? Nuk...

EKSKLUZIVE/ Nora Deda nuk pranon të vazhdojë të drejtojë Vllazninë. Arsyeja? Nuk do jetë ekip konkurrent

Ditët e fundit është hedhur shorti i kampionateve kombëtare të volejbollit dhe ajo çfarë është konstatuar ka qenë edhe prania e ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë në short. Kjo sepse ka patur një dilemë jo të vogël rreth të ardhmes së këtij ekipi e një gjë e tillë është pasqyruar edhe në media.

Kjo do të thotë se ekipi shkodran do të jetë pjesmarrës në kampionat, por gjasat janë të mëdha që ai të mos jetë konkurrent. Nga ana tjetër, gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mëson se në krye të këtij ekipi pas tre vitesh, nuk do të jetë më trajnerja Nora Deda.

Arsyeja është se ajo ka vendosur të mos pranojë ta ushtrojë këtë detyrë në kushtet aktuale ku ndodhet ekipi, me mungesa lojtaresh dhe me pamundësi për të sjellë lojtare të tjera cilësore. Një tjetër arsye e mospranimit të saj ka qenë edhe nisja me shumë vonesë e përgatitjeve për sezonin e ri.

Vetë Deda mësohet të ketë patur një takim me presidentin Leqejza më datë 4 gusht, ku i është kërkuar që me 20 të muajit të kaluar të vijonte punën me ekipin. Njëkohësisht i është bërë e ditur se me fondet që janë në dispozicion do të ndërtohet një ekip thjesht për të marrë pjesë në kampionat.

Në këto rrethana, trajnerja e ka parë të arsyeshme të pranonte dhe të vazhdonte punën sepse ambiciet e saj nuk janë për të drejtuar një ekip thjesht për pjesmarrje. Në këto rrethana, pas tre vitesh me shumë sakrifica dhe përpjekje të mëdha për të ndërtuar Vllazninë që ajo dëshironte, është detyruar të hapë krahun dhe kjo lë vend shumë për diskutime për vazhdimësinë e këtij sporti në Shkodër.

Nora Deda vërtetë nuk pranoi të vazhdonte të drejtonte këtë ekip sepse synimet dhe ambiciet e saj janë krejt të tjera me ato çfarë i kanë kërkuar drejtuesit dhe natyrisht që vetë ajo është shumë e dëshpëruar për një situatë të tillë sepse për këtë Vllaznia ajo ka sakrifikuar jo pak, madje edhe nga financiare, por në fund asgjë nuk shkoi ashtu siç ajo e kishte menduar.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments