Pas rikthimit në Kategorinë Superiore dhe një viti të suksesshëm në elitë, Elbasani është duke punuar intensivisht për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të hapë një kapitull të ri në elitën e futbollit shqiptar.
Kjo gjë arrihet duke bërë merkato dhe duke përforcuar ekipin.
Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve verdheblu është Ledio Tresa, sulmuesi i ri i Laçit. Por, ai është në kontratë me kurbinasit dhe nuk është e lehtë për ta afruar.
Për këtë arsye, mundësia më e mirë për të shkuar te sulmuesi është formula e huazimit. Megjithatë, për momentin flitet thjesht për një dëshirë dhe nuk dihet nëse do të ndërmerren hapa konkretë për të, duke ditur se radha për lojtarin e Laçit është e madhe.