Thuajse te gjitha ekipet, edhe ato te kategorive te dyta dhe te treta, pavaresisht se ende nuk i kane nisur kampionatet e tyre, jane duke u stervitur dhe bere gati per startin e tyre. Por nderkohe kjo nuk mund te thuhet per ekipin e KF Murlani.
Ai, ne sezonin e kaluar duke u renditur ne vendin e fundit te grupit A te kategorise se dyte, ka siguruar automatikisht renien ne te treten. Por duket se drejtuesit e ketij klubi nuk kane nder mend te marrin pjese ne kampionatin e kesaj kategorie.
Ndonese ende zyrtarisht nuk ka asnje njoftim per kete gje, gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar prane ketij klubi dhe gjasat jane qe ekipi i te rriturve per momentin te shkrihet. Çka do te thote se nuk do te funksionoje per momentin se ekzistuari dhe rrjedhimisht nuk do te marre pjese ne kampionat.
Trajneri qe e ka drejtuar skuadren sezonin e kaluar, Vahedin Pepaj dhe lojtaret qe kane luajtur, nuk kane asnje sinjal per vazhdimesine dhe kjo heshtje vetevetiu e ben fakt te kryer mosmarrjen pjese ne kampionat.
Kjo do te thote se do te kemi nje ekip me pak pjesmarres nga Qarku i Shkodres ne kategorine e trete, megjithate numri i tyre ka mbetur serish tre sepse eshte shtuar “Vllaznia B” krahas Shirokes dhe Olimpic Shkodra.