Departamenti i skautizmit prane Federates Shqiptare te Futbollit çdo dite e me shume po e zgjeron listen e lojtareve qe ndjek jashte vendit. I rradhes qe ka marre vemendjen e drejtuesve te ketij departamenti duket se eshte Enea Çela.

Nje futbollist i datelindjes 2011 dhe me origjine nga Pajova e Peqinit, eshte prej kohesh pjese e ekipit Pontedera dhe luan ne rolin e mesfushorit, ku ka spikatur per aftesite e tij.

Gazeta meson se Çela ka marre ftese nga FSHF per grumbullim ne ndeshjet e ardhshme me ekipet kombetare te moshave dhe kjo e ka entuziasmuar ate dhe familjen e tij sepse kemi te bejme me ftesen e pare qe vjen per te veshur fanellen kuqezi, çka ka qene edhe endrra e tij qe ne momentin kur ka nisur te luaje futboll.

Por nga ana tjeter, “Shkodra Sport” se me mbylljen e ketij sezoni me ekipin aktual, Pontedera, per mesfushorin 14 vjeçar shqiptar kane shfaqur interes disa skuadra te tjera italiane, por me kembengulese duket se eshte Pisa dhe me shume mundesi gjate veres qe po vjen, Enea Çela do te nderroje ambient.