HomeKRYESOREErgys Mehja dhe Rigers Xhahysa, trajnerët më të rinj të Akademisë 'Djelmnia...

Ergys Mehja dhe Rigers Xhahysa, trajnerët më të rinj të Akademisë ‘Djelmnia shkodrane’

Akademise “Djelmnia Shkodrane”, njeres prej me seriozeve qe funksionon ne Shkoder, i jane shtuar se fundi edhe dy trajnere te rinj. Behet fjale per Ergys Mehjen dhe Rigers Xhahysen.

Ato jane takuar diten e sotme me administratorin e klubit Fatmir Marku dhe kane rene dakord per te gjithe pikat e bashkepunimit per kete sezon dhe si rrjedhoje, menjehere kane nisur nga puna.

I pari, Ergys Mehja do te marre drejtimin e ekipit U17 te “Djelmnia Shkodrane”, ndersa i dyti, Rigers Xhahysa do te drejtoje ekipin U13 te saj. Te dy ata do te mundohen te bejne me te miren, per rritjen e cilesise se futbollisteve qe do te stervitin sepse ne fakt ky eshte edhe synimi i drejtuesve te Akademise.

Mehja dhe Xhahysa ne kete menyre kane plotesuar edhe stafin e “Djelmnia Shkodrane” ne rradhet e se ciles bejne pjese edhe trajneret e tjere si Astrit Prençi, Bledar Marshiq, Altin Xhahysa, Fatmir Marku e Suad Prençi.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments